Izraeli ka rifilluar sulmet ajrore në periferitë jugore në kryeqytetin libanez. Është hera e parë në 5 ditë që Bejruti vihet në shënjestër nga Izraeli.
Ushtria izraelite thotë se kishte në shënjestër armët strategjike të fshehura nga Hezbollahu nën tokë në zonën jugore të Dahieh.
Sulmet në Bejrut erdhën pasi autoritetet libaneze raportuan se sulmet ajrore izraelite vranë njerëz në të gjithë lindjen dhe jugun e vendit. Thuhet se 50 raketa u lëshuan në drejtim të qytetit verior izraelit Safed gjatë natës.
Ndërkohë, lufta e Izraelit në Gaza vazhdon dhe ushtria izraelite thotë se ka vrarë një komandant të Hamasit, si dhe më shumë se “50 terroristë”.
Gjatë së martës, SHBA paralajmëroi Izraelin duke i dhënë 30 ditë kohë që të rriste aksesin për ndihma humanitare në Gaza, ose rrezikon që t’i ndërpritet një pjesë e ndihmës ushtarake amerikane.
Kjo vjen pasi ndihmat ushqimore u dërguan në Gazën veriore për herë të parë në dy javë, me OKB-në që e përshkruan situatën si “të dëshpëruar”./tvklan.al