Kryetari i Partisë Socialiste të Durrësit Gazmir Bizhga iu është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Ilir Meta të bërë dje gjatë një takimi në këtë qytet.
Gazmir Bizhga: “Në këtë takim nuk kishte pjesëmarrje të anëtarëve dhe simpatizanëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë, po kështu nuk kishte asnjë të zgjedhur të formave politike të Partisë Socialiste Durrës si edhe nuk kishte pjesëmarrje të asnjë të zgjedhuri politik në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë si në pushtetin vendor, pra kryetar komune apo bashkie, dhe as këshilltarë vendorë. Partia Socialiste e Durrësit nuk ka përjashtuar askënd asnjëherë nga forumet e saj. Ata që janë votuar dhe nuk janë zgjedhur kanë respektuar gjithmonë verdiktin e demokracisë së brendshme në parti. Nuk ka patur asnjëherë autoritet të drejtuesëve të partisë mbi anëtarësinë në ushtrimin e vullnetit të saj sovran.”
Më tej Bizhga theksoi se paraardhësi i tij në këtë post, Leonidha Gjermeni, e ka lënë vullnetarisht këtë detyrë duke hedhur poshtë teorinë e përjashtimit. /tvklan.al