Emisioni Pro Business ne Tv Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek analiza e sektorëve të ekonomisë gjatë vitit 2020.
Në një intervistë në studio, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Z. Nikolin Jaka tha se pandemia ka vënë në vështirësi thuajse të gjithë sektorët ndaj për të dalë nga situata kërkohet një pakt kombëtar ku të angazhohen të gjithë aktorët. Por deri më tani sipas Jakës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Kreu i dhomës së tregtisë bën thirrje që qeveria të fokusohet tek potencialet ekonomike në mënyre që rimëkëmbja të jetë më e shpejtë.
Po ashtu kërkohet edhe rishikim total i taksave direkte dhe indirekte që rëndojnë prodhimet shqiptarë. Rast konkret zoti Jaka merr, ujin, ku edhe pse ne kemi potenciale, nuk jemi konkurrent për shkak të barrës fiskale.
Një tjetër fenomen që shkakton kosto në ekonominë e vendit dhe tek qytetarët, sipas përfaqësuesve të bizneseve, eshte edhe prishjs e kontratave konçesionare, ndaj duhen gjetur mekanizma të tjerë që nuk prodhojnë fatura të kripura.
Intervistë me Z. Nikolin Jaka – Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.