Kompania Microsoft thotë se 8.5 milionë kompjuterë në mbarë botën u çaktivizuan pas ‘Black Out’ global që pësoi të enjten.
Kjo është hera e parë që vihet një numër për incidentin e se enjtes. Edhe pse përbën 1% të totalit të kompjuterëve, dëmi i pësuar ende po shkakton probleme në mbarë botën.
Rreth 7 mijë fluturime u anuluan 24 orët e fundit, ndërsa probleme ka dhe në shërbime të tjera si banka apo spitale.
Qe prej defektit kibernetik, një pjesë e shërbimeve po rikthehen, në mënyrë graduale, pasi procesi duhet të realizohet manualisht.
Kompania Crowdstrike ka kërkuar falje për komplikimet dhe ka thënë se problemi qe jo nga një sulm kibernetik, por nga përditësimi i gabuar në kompjuterat e ‘Microsoft Windows’. Ndonëse ky problem është rregulluar, kompania ka pranuar që do të duhet kohë derisa të kryhet i gjithë procesi i kthimit në normalitet.
Teksa rimëkëmbja e sistemeve vazhdon, ekspertët thonë se ndërprerja e energjisë ka treguar se shumë organizata apo biznese nuk janë të përgatitura mirë për të zbatuar planet e emergjencës kur një sistem IT, ose një pjesë softuerike, prishet.
Tv Klan