I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë këngëtari i njohur Blero i cili ka folur për periudhën që ka qenë i infektuar me Covid-19, për projektin e tij më të ri “Merri sytë e mi” dhe për planet që ka për të ardhmen me bashkëshorten, Afronën.
Blero dhe Afrona kanë qëndruar larg njëri-tjetrit gjatë pandemisë së koronavirusit, sepse Afrona ndodhej në Zvicër për punë, ndërsa Blero në Kosovë. Këngëtari është shprehur se këto 4 muaj kanë qenë shumë të vështira për të sepse nuk ishte mësuar të qëndronte kaq kohë larg saj. Madje ai tregon se në vitin 2021 shpreson të jetojnë së bashku përfundimisht dhe të zgjerojnë familjen.
Rudina Magjistari: Si kanë qenë këto 4 muaj pa Afronën?
Blero: Kanë qenë shumë të vështira. Me Afronën kemi gati 5 vite e gjysmë që jetojmë në distancë, por jemi parë çdo javë ose çdo dy javë, por 4 muaj kanë qenë shumë.
Rudina Magjistari: Si do vazhdojë tani, do qëndroni të ndarë apo bashkë?
Blero: Ne do të vazhdojmë edhe pak në distancë, por viti 2021 mund të më gjejë mua dhe Afronën në një shtëpi, shpresoj në të vërtetë. Do fillojmë edhe disa biznese që kemi planifikuar të cilat do jenë dhe në Zvicër dhe në Kosovë kështu që do kemi shtëpi dhe në Kosovë dhe në Zvicër.
Rudina Magjistari: E keni menduar që do zgjerohet familja së shpejti?
Blero: Po, po e kemi planifikuar. /tvklan.al