Raundi i dytë i bisedimeve SHBA-Rusi mbi Ukrainën dhe sigurinë do të mbahet në Gjenevë të Zvicrës. Anthony Blinken dhe Sergei Lavrov, përkatësisht kryediplomatët e Uashingtonit dhe Moskës, do të diskutojnë për  krizën. Ministri i Jashtëm rus. Lavrov zbarkoi në Gjenevë përpara bisedimeve me homologun e tij amerikan. Edhe Anthony Blinken mbërriti të enjten mbrëma pasi më herët zhvilloi bisedime me aleatët në Berlin.

Diskutimet synojnë të lehtësojnë tensionet në kufirin e Rusisë me Ukrainën, ku janë pozicionuar rreth 100,000 trupa ruse. Zyrtarët amerikanë thonë se kanë frikë se një sulm rus në Ukrainë mund të jetë i afërt.

Por Rusia mohon të ketë bërë plane të tilla. Ajo ka paraqitur kërkesa për Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n që përfshijnë garanci që Aleanca të ndalojë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe t’i japë fund aktiviteteve të saj ushtarake në Evropën Lindore. Por Uashingtoni i konsideron kërkesa të tilla si të papranueshme.

Klan News