Më pranë se kurrë, por ende e pa miratuar. Negociatorët e Izraelit dhe Hamasit u takuan të martën në Katar me shpresën për të përcaktuar hollësitë përfundimtare të armëpushimit në Gaza.

Të gjitha palët thonë se marrëveshja është më afër se kurrë. Por pas mbi gjashtë orë bisedimesh nuk pati ende asnjë fjalë për rezultate.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari tha në një konferencë shtypi se bisedimet ende vazhdojnë.

Grupi militant Xhihadi Islamik, i cili është i ndarë nga Hamasi dhe gjithashtu mban pengje në Gaza, tha se po dërgon një delegacion të lartë në Doha për të marrë pjesë në bisedimet përfundimtare.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili mbajti një fjalim në Uashington duke përshkruar vizionin amerikan për qeverisjen e territoreve palestineze pas luftës, tha se i takon Hamasit të pranojë marrëveshjen që tashmë është gati zbatim.

Autoriteti Palestinez duhet të ftojë partnerët për të ndihmuar në krijimin dhe drejtimin e një administrate të përkohshme me përgjegjësi për sektorët kryesorë civilë në Gaza, si banka, uji, energjia, shëndetësia dhe koordinimi civil me Izraelin. Komuniteti ndërkombëtar do të sigurojë financimin”.

Blinkeni paralajmëroi Izraelin kundër ambicieve territoriale.

7 milionë hebrenj izraelitë dhe rreth 5 milionë palestinezë janë të rrënjosur në të njëjtën tokë. Asnjëri nuk do të largohet. Izraelitët duhet të braktisin mitin se mund të kryejnë aneksim de facto pa kosto dhe pasoja për demokracinë e Izraelit, për pozitën dhe sigurinë e tij”.

Familjet e pengjeve u takuan me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe i kërkuan të pranojë marrëveshjen.

Por vetë Netanyahu është peng i dy ministrave ekstremistë. Ministri izraelit i policisë Itamar Ben-Gvir, një politikan i ekstremit të djathtë kërcënoi të largohet nga qeveria nëse pranohet armëpushimi.

Ben-Gvir, largimi i të cilit nuk do ta rrëzojë qeverinë, i kërkoi ministrit të Financave Bezalel Smotrich t’i bashkohet në një përpjekje të fundit për të parandaluar marrëveshjen.

Në fazën e parë do të lirohen 33 pengje, përfshirë fëmijë, gra dhe disa ushtare femra, burra mbi 50 vjeç dhe të plagosur e të sëmurë.

Izraeli do të tërheqë gradualisht dhe pjesërisht disa nga forcat e tij. Një burim palestinez tha se Izraeli do të lirojë 1000 të burgosur palestinezë në fazën e parë, e cila do të zgjasë 60 ditë.

Sulmet në Gaza vazhduan të martën në të gjithë enklavën. Prej tyre u vrarë të paktën 27 palestinezë, duke përfshirë një gazetar.

Një prej këtyre këto sulmeve vrau 10 vetë në një shtëpi në Khan Younis.

Një tjetër vrau nëntë vetë në një kamp në Deir Al-Balah në Gaza Qendrore.

Klan News