Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Jap dorëheqjen. Ka qenë ky kontakti i parë i Hajderit me shtypin pas një mbledhje të Partisë së Lirë ditën e djeshme. Hajder ka qenë kreu i ekstremit të djathtë Austriak, largohet nga posti i kryetarit të Partisë së Lirë, duke u shprehur, “nuk dua të mendojnë se jam kancelari hije i Austrisë”, por kjo s’do të thotë se largohem nga politika. Në vend të tij udhëheqjen e partisë do ta ketë Suzan Ries Paser, nënkancelare në qeverinë e Shuselit. Pas kësaj tërheqjeje, Hajder mbetet guvernator i Karinthias dhe do të luaj një rol të njëjtë me atë të një organi mbikqyrës në parti. Por Europa dhe amerika nuk ndryshon qendrim edhe pas dorëheqjes të Hajderit.
Një ditë e diell në Tokio. Tjetër problem me sizmiologët japonez. Kompjuteri i të cilëve parashikonte tërmet të fuqishëm dhe gjithë kjo rrëmujë sepse gjithë programet e kompjuterave japonez nuk e njohin datën 29 shkurt.
Rusia merr bazen më të fortë të rebelëve Çeçenë. Trupat Ruse vune nën kontroll bazën e fundit rebele çeçene. Pas 5 muajsh fushate ruse në Çeçeni, çeçenët janë bllokuar në një fortesë malore, ku mendohet se ndodhen 2 mijë deri në 4 mijë guerril./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori