Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pasi është kurorëzuar si kryeministër Stepashin tani duhet të krijojë ekzekutivin e Rusisë. Deri tani dihet vetëm kandidatura e zv/kryeministrit i cili është emëruar nga vetë Jelsin dhe që është ish-ministër i telekomunikacionit rus, Nikolaj Akselenko. Sipas disa zërave pritet që në qeverinë më të re të mbizotërojnë klanet dhe krahu politik i Presidentit Rus.
Numri dy i Partisë Punëtore të Kurdistanit është dënuar me vdekje nga Gjykata Turke. Ai është shpallur përgjegjës për vrasjen e thuajse 250 personave. Përveç tij fajtor me dënim kapital është shpallur dhe vëllai i tij Arif. Pas divergjencave me shefin e kurdve Oçalan, numri dy i Partisë së Kurdistanit, u largua për në Iran. Ai ka deklaruar se është gati të dëshmojë kundër liderit të kurdëve Abdullah Oçalan.
Në Indi ka filluar cikloni Indi – Pakistan. Si pasojë e tij janë ndërprer shumë aktivitete dhe anije të ankoruara janë zhvendosur më tej. Autoritetet po marrin masa për të parandaluar ndonjë katastrofë nga cikloni./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori