Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pasuesit e vijës së ashpër të armatosur në Teheran sulmuan pjestar të një mitingu të madh studentor pro demokracisë. Ata po godasin studentët dhe studentët po ju kundërpërgjigjen ka deklaruar një prej dëshmimtarëve. Mijra student të zemëruar u grumbulluan në universitetin e Teheranit sot për të kërkuar që tu jepet fund sulmeve të pasuesve islamik të vijës së ashpër. Studentët kërkuan dorëheqjen e shefit të policisë.
Prodi, presidenti i ri i Komisionit Europian ka prezantuar stafin e tij. Italiani Prodi i cili do të ulet në Shtator në postin e kreut të KE tha se do të përpiqemi që të ndyshojmë imazhin e institucionit, i cili u përfol vitin e kaluar për skandalin ekonomik, që detyroj dorëheqjen e Santerit. Në stafin e ri të KE vihet re tërheqja drejt politikës së qendrës.
Shihen me mjaft kujdes hapat e hedhur nga Barak për inisiativën për paqen në Lindjen e Mesme. Takimi i tij i djeshëm në Kajro me egjiptianin Mubarak i paraprin takimit të tij të nesërm me liderin palestinez Arafat. Kryetari i grupit negociues Palestinez ka deklaruar se pritet që Korriku të jetë vendimtar për realizimin e marrveshjen që do të saktësoj kufijtë mes dy vendeve.
Duhen dhe pak ditë nga krijimi i qeverisë së parë Irlandeze. Përfaqësuesit e politikës Irlandeze ende ftojnë njëri-tjetrin për konsultime por pa lëshuar pe në asnjë nga pikat e marrëveshjes të vendosura nga Blair e Ahren. Protestanti Trimble ju bën ftes grupeve të IRA-s të dorzojnë armët, ndërsa Shein Fein krahu politik i IRA-s i jep tjetër shpjegim pikës së çarmatimit në marrëveshje./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori