Banorët e zonës përreth burgut 313, megjithëse pjesë e kryeqytetit, janë të detyruar të jetojnë disi të përjashtuar nga teknologjia. Ata nuk mund të përdorin telefonat celularë dhe nuk kanë akses mjaftueshëm as në internet, për shkak të vendosjes së bllokuesve të valëve në burgun e sigurisë së lartë 313. Ky vendim u mor nga qeveria, pasi shumë eksponentët të krimit, edhe pas arrestimit, vazhdon nga qelitë të drejtonin aktivitete e tyre kriminale.
Administratori i pallateve që ndodhen pranë ndërtesës së burgut thotë se shqetësimi është real dhe se ata do t’u drejtohen institucioneve të qeverisë.
Për të vërtetuar këtë fenomen, vrojtuam nëpër banesa se çfarë ndodh.
Ky është një Smart TV, telekomanda e të cilit funksionon me bluetooth. Në momente të caktuara, për shkak të bllokuesve të valëve, telekomanda nuk e kryen funksionin e saj, ndërkohë që siç shihet në pamje, vetëm pulson. Duhet afruar shumë afër Smart TV-së, në mënyrë që ky i fundit ta njohë dhe më pas të fillojë funksionimin normalisht. Por një proces i tillë, nuk zgjat më shumë se 1 minutë. Sapo të largohesh pak, sërish i njëjti problem.
Wi-Fi po ashtu nuk funksionon në këtë banesë, përveç lidhjes kabllore. Kjo duket qartë edhe në këto prova të bëra. E njëjta gjë ndodh edhe tek fqinjët e tjerë. Në këtë familje, wireless punon vetëm në dhomën ku është vendosur. Ndërsa në dhomat e tjera, jo.
E zonja e shtëpisë tregon se me çfarë po përballen ato prej më shumë se një muaji. Në fillim ishte menduar që problemi është i kompanive të internetit, por pasi janë bërë gjithë ndërhyrjet e nevojshme, u vërtetua që përgjegjësia është e këtyre bllokuesve.
Jashtë kamerave shumica e banorëve tregojnë se kanë të njëjtin problem, madje ka nga ato mjedise banesash që nuk ka as valë telefonike. Ata bëjnë apel për marrjen e masave.
Klan Plus