Telebingo dhe shumë emisione të tjera nuk do të mbaheshin mend pa Agron Llakaj, të ftuarin e sotëm të emisionit “Blue”. Me një eksperiencë të gjatë televizive si drejtor artistik, prezantues, moderator dhe aktor i humorit shqiptar, ai vjen në një rrëfim ndryshe. “Të rrëfesh për jetën është një emocion dhe vjen një moment që njeriu e ndjen të nevojshëm këtë lloj rrëfimi.” Ndjenja artistike tek ai u rrënjos që në klasën e parë fillore kur nisi të këndonte për herë të parë.

Mes një kolazhi fotografish ai solli dhe njeherë në sytë e publikut disa nga veprat e tij më të mira dhe punën e palodhur që qëndron pas cdo prodhimi artistik. Nuk la pa u përmendur dhe familja, e përbërë nga bashkëshortja dhe dy fëmijët që ai i cilësoi si pasurinë më të madhe që ka./tvklan.al