Kryetari i LIBRA- s Ben Blushi vazhdoi fushatën e tij në Fier, Lushnje, Roskovec dhe Marinzë. Në Fier  gjatë ecjeve në qytet  Blushi ju kërkoi votën fierakëve duke ju thënë se nëse do të votojnë për partitë e vjetra ata do të vazhdojnë të vidhen njësoj si deri tani.

Kryetari i LIBRA-s  ju kërkoi qytetarëve votën  si e vetmja mundësi që do t’i mbrojë ata nga korrupsioni, varfëria dhe  abuzimi me pushtetin.

Më pas Blushi takoi tregtarët e vegjël të Lushnjes, të cilëve iu premtoi mbështetje. Ai iu tha se LIBRA do të ketë politika që do të mbrojnë prodhuesit dhe tregtaret e vegjël dhe jo një grusht oligarkësh  klientë të qeverive,  siç ka ndodhur deri tani.

Gjatë takimit në Marinzë, Ben Blushi  bisedoi me naftëtarët e kësaj zone. Ai ju tha atyre, se janë banorët më të varfër në Evropë  të zonave naftëmbajtëse. Blushi iu premtoi naftëtarëve, se LIBRA do të rishikojë  kontratat që qeveritë e kaluara kanë bërë me kompanitë e mëdha duke mos ruajtur interesin e banorëve të zonës e duke i lënë ata në mjerim.

Në Roskovec kryetari i LIBRA-s Ben Blushi zhvilloi ecje në qytet ku kerkoi votën për LIBRA-n si një votë  pro popullit dhe kundër Edi Ramës e Sali Berishës./tvklan.al