Të shkosh me pushime është mjaft emocionuese, por mund të jetë gjithashtu e kushtueshme, shkruan gazetarja Katie Collier në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Bolton News”.
Megjithatë ky shkrim u vjen në ndihmë atyre atyre që duan të kalojnë pushime të paharrueshme, por me kosto të ulta. Shqipëria është renditur mes nëntë destinacioneve më të mira për pushime dhe miqësore me buxhetin. E konsideruar si “Kroacia e ardhshme”, Shqipëria laget po ashtu nga deti Adriatik dhe ka disa cilësi shumë të mira që ofron për pushuesit, duke përfshirë plazhet me rërë të bardhë dhe peisazhe malore.
Megjithatë, vendi ynë nuk është prekur ende nga rritja e çmimeve si në Dubrovnik dhe mbetet një nga vendet më të përballueshme për t’u vizituar në Evropë. Vendpushimet e plazheve të Sarandës dhe Ksamilit janë ndër më të njohurat. Ato janë më shumë se 170 milje larg nga kryeqyteti, Tirana, i cili ofron fluturime nga Mançesteri.Thekson se cmimet në ushqime dhe akomodim janë shumë të lira.
Klan News