Leonardo Bonucci, ka nisur një profesion të ri. Pasi njoftoi tërheqjen nga futbolli në verë, ish-mbrojtësi tani do të jetë me një detyrë tjetër.
Bonucci është emëruar si ndihmës i trajnerit Bernardo Corradi, tek Italia U-20. 37-vjeçari ka nisur kursin si trajner dhe synon që në të ardhmen të drejtojë skuadra të mëdha.
Hapat e parë të profesionit si trajner, ai do i hedhë tek Italia U-20, aty ku kërkon të marrë eksperiencën e nevojshme.
“Leonardo kthehet në shtëpi. Ai e bën këtë në një rol tjetër, por me të njëjtin entuziazëm dhe dashuri si gjithmonë për bluzën blu. Siç kemi bërë tashmë me Daniele De Rossi-n, ne jemi të lumtur që t’i ofrojmë një mundësi maturimi kampionëve italianë që ndërmarrin një karrierë si trajner. Jam i bindur se Bonucci mund të rritet shumë në ekipin e Italisë dhe në të njëjtën kohë mund të japë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e karrierës si trajner.”, tha presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina.
/tvklan.al