Fitorja e grupit kualifikues në Ligën e Kombeve shihet si opsion mjaft i mirë edhe për financat. Dy ndeshje nga fundi, kombëtarja shqiptare është në garë për të triumfuar në grupin B1, aty ku llogaritë bëhen me rivalët e Çekisë e Ukrainës, por edhe Gjeorgjisë.

Në total, kombëtaret do të përfitojnë 76.25 milionë Euro dhe fituesja e kompeticionit do të fitojë 7.5 milionë Euro.

Fituesit e grupeve do të marrin 1.5 milionë Euro të tjera ekstra dhe avancojnë në turneun final, ndërsa fituesi i Divizionit do të përfitojë edhe 4.5 milionë Euro të tjera. Liga B do ta shpërblejë çdo skuadër pjesëmarrëse me 1 milion Euro, ku renditet edhe Shqipëria, të cilat do të dyfishohen nëse do të renditen në vend të parë në grup.

Kombëtarja shqiptare gjendet në vendin e tretë me 6 pikë aq sa Gjeorgjia që ka bilanc më të mirë golash, teksa kreu momentalisht mbahet nga Republika Çeke.

Klan News