Me përfundimin e edicionit të Ligës së Kombeve, mund të mësohet edhe renditja e kombëtareve europiane në vazot për shortin e botërorit që do të hidhet me 13 dhjetor. Do të jenë 5 të tilla, 4 me nga 12 skuadra dhe një me 6. Të gjitha këto skuadra do të ndahen në 12 grupe. 6 prej tyre do të përbëhen nga 5 skuadra dhe 6 të tjera me nga 4.
Pritet që Shqipëria të vendoset në vazon e tretë. Skuadrat nga kjo vazo nuk do të shortohen në grup me Shqipërinë. Ndërkaq në vazot e tjera do të ketë skuadra të forta, nga të cilat asnjëra nuk përjashtohet që të jetë në grup më Shqipërinë.
12 skuadrat që do të renditen të parat në grupe kualifikohen drejtpërdrejt, me 4 vendet e mbetura të përcaktuara nga play-off-et që përfshijnë 12 vendet e dyta të grupeve.
Tv Klan