Për ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt policia duhet të angazhohet maksimalisht për mbarëvajtjen e zgjedhjet parlamentare të qershorit të cilat i gjykon si shume te rëndësishme për vendin, por duket se prioritet për uniformat blu sipas tij duhet te jete lufta ndaj kanabisit.

Megjithëse këto zgjedhje janë një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë, policia duhet të vijojë edhe punën e përditshme, si luftën kundër kërcënimeve transnacionale dhe krimit të organizuar, veçanërisht luftën kundër kanabisit

”.

Prezent në trajnimin e 6,500 forcave të policisë, që do të jenë kujdesen për zhvillimin  zgjedhjeve, ishte dhe kreu i KQZ i cili shpreh shqetësimin për vonesat që po krijohen për ngritjen e komisioneve te administrimit zonal zgjedhor për shkake te refuzimit të partitë opozitare për të çuar listat me propozimet për komisioner.

Trajnimi për rolin e policisë në zgjedhje fillon me drejtuesit e nivelit të lartë e të mesëm. Më pas, do të bëhet trajnimi i trajnuesve, të cilët, deri në fillim të muajit maj, do t’i kalojnë njohuritë e të tyre te të gjitha strukturat policore që do të përfshihen në zgjedhje.

Tv Klan