#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

# flutura # djale #aksident #varrim # ilirharxhi #enderr #funeral #kengetar #ndjese #mirenjohje #arditgjebrea

Parathënia e një kujtimi të pashlyeshëm: I këndova djalit dy këngë vaji mëngjesin e vdekjes së tij

Një peng i kahershëm e ka sjellë Fluturën në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Për të ndarë historinë e saj, ajo nis të rrëfejë fillimisht humbjen e madhe që ka pësuar, ndarjen nga jeta të djalit të madh, Admirit në lulen e rinisë.

Flutura: Kam 3 fëmijë, njëri më ka vdekur 22 vjeç. Ka lindur më 4 janar të vitit ’76. Filloi në shkollë, vetëm me fletë nderi, ishte i pari i klasës, i kam fletët e nderit në çantë dhe mësonte shumë. Mbaroi 8-vjeçaren dhe e transferuan burrin në qytetin e Bulqizës, aty vazhdoi gjimnazin.

Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin djali?

Flutura: Admir.

Ardit Gjebrea: Pasi mbaroi gjimanzin, Admiri filloi  punë, po?

Flutura: Pasi mbaroi gjimnazin, burri ishe pushuar nga puna, unë pushuar nga puna dhe vazhdoi punën në ndërtim se ne të dy pa punë, ai vazhdoi punën, ndërtoi shtëpinë vetë dhe gjatë kohës që ndërtonte shtëpinë, një komshiu ynë e adresoi dhe e çoi në punë tek një firmë ku prodhonte dhe vinte duralumin, prodhonte dhe vinte duralumin, pronari quhej Ilir Harxhi. Ai e mori në punë dhe e trajtoi  jo si një puëntor, por si vëllanë e vet.

Edhe pse Iliri i kishte lënë në përdorim makinën e tij, Admirit i pëlqente shumë një motoçikletë. Ndonëse familja dhe Iliri këmbëngulnin që ai të hiqte dorë, djali arriti që ta blinte dhe më pas do të ndodhte aksidenti fatal. Flutura kujton mëngjesin e aksidentit dhe bisedën e fundit me të birin ku krejt papritur, ajo i këndoi atij dy këngë vajtuese.

Flutura: Një ditë, duke u kthyer nga puna bëri aksident. Një ditë para se të shkonte në punë, ai vazhdonte kurs për këngëtar dhe kishte mbaruar kursin 6 muaj për këngëtar, por këndonte bukur. Më uli një ditë përpara në shtëpi, tha “do të më dëgjosh duke kënduar”, këndoi tri këngë që  kishte mësuar atje, tha në “janar do të dalim me grupin që të këndojmë”. Tha “do të jesh ti spektatorja e parë”, unë isha e para dhe e fundit e atij. Të nesërmen në mëngjes, në orën 6 e gjysmë, u ngrita, i bëra bukën gati dhe i thirra. Çohu, i thashë unë, të shkosh në punë se u bë vonë.  “Ndize magnetofonin” tha, thashë nuk ka drita. “Këndo ti”, më tha mua dhe unë i këndova një këngë që e këndojmë në gjuhën, unë flas gjuhën bullgare, jam nga Golloborda, këngë vaji por e këndojmë te zona jonë. 

Ardit Gjebrea: Po ç’tu dha që këndove këtë këngë?

Flutura: Nuk e di, dy këngë vaji i këndova djalit atë ditë, m’u tha goja.

Ardit Gjebrea: Dy këngë vaji.

Flutura: Dy këngë vaji, u ngrit, më përqafoi dhe gati në të qarë më tha mua me dorë në zemër “ti mos u mërzit, unë do të filloj të këndoj, do të bëhem këngëtar dhe aktor” se kishte biseduar për të shkuar në shkollë për aktor. U përqafuam, u vesh, iku në punë, në darkë nuk u kthye më.

Pengu i 27 viteve, nëna rrëfen takimin me djalin e vdekur në botën e ëndrrave

27 vite më parë, familja e Fluturës u prek nga një tragjedi, humbja e djalit të madh, Admirit në moshën 22-vjeçare. Nëna ndau me “Ka Një Mesazh Për Ty”  nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan,  kujtimin e hidhur të  ditës së fundit me të birin, mëngjesin kur ajo e përcolli për në punë duke i kënduar dy këngë vaji pa e ditur se mbrëmja nuk do ta sillte në shtëpi.

Admiri humbi jetën në një aksident atë mbrëmje dhe për familjen ishte një goditje e  rëndë. Punëdhënësi i djalit, Ilir Harxhi qe personi që jo vetëm kujdesej për Admirin kur ishte gjallë, por edhe atë ditë të trishtë ai e respektoi deri në fund duke paguar çdo shpenzim. Pas 27 vitesh, Fluturën e  ka sjellë në studio një peng në trajtën e një ëndrre.

Flutura: Unë sivjet e pashë në ëndërr. Sikur isha atje ku u rrit te shtëpia, më kishte kthyer shpinën. I thashë unë pse më ke kthyer shpinën? Po punonte me lopatë. Çfarë ke i thashë unë, kthehu të të shoh. “Jo, më lër rehat se po punoj për Ilirin”, tha.

Ardit Gjebrea: Si për Ilirin?

Flutura: Nuk e di, ja aq më tha. “Po punoj për Ilirin, më lër se jam duke punuar për Ilirin”, tha. Edhe unë u zgjova, thosha unë pse… faktikisht mua m’u sëmur burri pasi djali vdiq, kaloi depresion dhe ashtu vdiq, i sëmurë. Shëtita nëpër spitale me atë dhe u shkëputa nga Iliri.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ti the që Iliri ka ndenjur tri ditë e tri net aty.

Flutura: Tri ditë e tri net bashkë me të gjithë njerëzit aty. Atë ditë që vdiq çuni, mua më binte të fikët herë pas here, nuk isha në vete. Burri me një tronditje, me gjithë funeralin, me gjithë ato të çunit, ai e dinte se ne ishim keq nga gjendja ekonomike se ata qanin hallet, i tregonte djali, i dinte. I ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet, me funeral, me arkivol, me drekën që kemi dhënë, kishte mbi 200 vetë, i ka paguar komplet Iliri dhe nga hallet që kam pasur dhe problemet, nuk m’u dha mundësia të shkoj e t’i them Ilirit të paktën t’i kisha larë ato të drekës  apo.. gjithmonë e kisha peng, arkivoli i çunit pa paguar. Nuk m’u dha mundësia.

Çfarë e lidh mesazheren e re të “Ka Një Mesazh Për Ty” me Ertugrulin?

Rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” ka një mesazhere të re. Pas transmetimit të mesazhit për Ilirin, drejtuesi i programit të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan shkon drejt mesazheres të re për të na njohur me të. Ajo quhet Ertugela, vjen nga Berati dhe jeton prej tre vitesh në Tiranë ku studion për Infermieri. Emri i saj na sjell ndërmend edhe një personazh të njohur, në të cilin ajo gjen pak veten.

Ardit Gjebrea: Gjilpërat që bëhen këtu janë gjilpërat e dashurisë dhe të shpirtit.

Ertugela: Janë gjilpëra shumë të bukura këto këtu.

Ardit Gjebrea: Ti e ke emrin Ertugela.

Ertugela: Po.

Ardit Gjebrea: Dëshiron të të thërrasim Ertugela apo thjesht Gela?

Ertugela: Ertugela, mendoj. Shpesh ma thonë si Ertugruli, por siç kam edhe emrin ashtu jam edhe unë, pak luftarake.

E mira e paharruar, Flutura vendos në vend amanetin e djalit pas 27 vitesh

Ëndrra e një nate gushti me pengun e 27 viteve e ka sjellë Fluturën në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Siç  tregoi gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan,  në atë ëndërr ajo ‘takoi’ djalin, Admirin që humbi jetën në aksident në moshën 22-vjeçare.

Ajo ëndërr i kujtoi Fluturës se duhej të përmbushte një amanet dhe të gjente një rrugë për të falenderuar Ilir Harxhin, i cili  asokohe ishte punëdhënësi i Admirit që e trajtonte si një shok. Goditjet e njëpasnjëshme e bënë të humbiste kontaktet për t’u ritakuar në studio. Për Fluturën është shlyerja e një pengu, ndërsa për Ilirin kthimi i ‘kripës’, i të mirave që është përpjekur të bëjë në jetë.

Flutura: Ilir, të falenderoj që erdhe dhe sot mua më ka prurë Adi të cilin ti e deshe si vëlla, si shok. Asnjë tjetër nuk ka bërë aq sa ke bërë ti për atë. Edhe kur ishte gjallë ti ia bëje qejfin. Të më falësh, kam ardhur të të kërkoj një falje se u shkëputëm prej atëherë, nuk patëm mundësi komunikimi se…e thashë edhe pak më parë, burri m’u sëmur pasi iku djali, shëtitëim shumë nëpër spitale, hallet tona, problemet, ne duhet t’i kishim mbajtur kontaktet me ty dhe nga fundi i gushtit e pashë në ëndërr ku më tha “po punoj për Ilirin, ti s’e ke parë Ilirin”, më tha mua. Ti ke bërë në atë kohë diçka që nuk e bën njeri. Ti i dije kushtet tona ekonomike, punonte vetëm Adi tek ti dhe qanit hallet njëri me tjetrin. Por edhe ti në atë kohë nuk ishe i pasur. Unë në atë kohë nuk isha… dhimbja ishte e madhe, nuk e dija çfarë bëhej fare, ti kishe amrrë përsipër gjithë shpenzimet e funeralit, gjithë shpenzimet e drekës së djalit dhe të kërkoj shumë falje që kemi mbajtur distancë prej teje se ti do të jesh vëllai im sikur ishe vëllai i djalit tim dhe e ke dashur djalin tim, nuk e kishe si punëtor e ti përgjegjës i tyre, por ti e konsideroje si shok, si vëlla dhe të jam shumë borxhlie. Të kërkoj ndjesë përpara gjithë botës.

Ardit Gjebrea: Ky është pengu i Fluturës  që përgjatë gjithë këtyre viteve nuk të falenderoi dot siç duhet ose të të thoshte sa kushton që të të kthejmë paratë dhe këtë e ka shprehur edhe me gazetarët e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”. “Të paktën edhe pas ëndrrës, të paktën ta falenderoj publikisht që të çoj në vend një merak, një amanet”.

Ilir: Unë jam shumë i prekur. Në njëfarë mënyre ne marrim edhe edukatën e familjes dhe ata që më njohin e dinë që unë e kam edhe të fituar, por edhe të trashëguar atë që më kanë dhënë prindërit. Kemi dhënë dhe kemi falur dashuri saqë ndonjëherë them, si është ajo shprehja, të mirën hidhe në det sepse kripa do të të vijë në gjellë dhe ndonjëherë bëj humor me veten, them ore kam hedhur aq shumë të mira  në det dhe s’po më vjen gjëkundi, megjithëse mosha bën të vetën, tashmë jam tri herë gjysh kur i thonë, por ja ky moment është ajo kripa që ka nevojë njeriu t’i kthehet mbrapsht.

/tvklan.al