Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Bota kërkon lehtësimin e plagëve të Turqisë nga tërmeti i dy ditëve më parë. Veç të tjerash SHBA ka nisur qindra marinas. Dy ditë pas tërmetit të fuqishëm në Turqinë veriperëndimore, shifra e të vdekurve të gjetur nën gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara ka arritur deri në pesë mijë vetë. Ndërkohë që sipas burimeve janë dhjetë mijë të humbur dhe mbi 20 mijë të tjerë janë të plagosur.
Sipas disa mediave amerikane, për dhjetë kufoma të gjetura korespondon një i mbijetuar. Epiqendra e termetit të tmerrshëm ishte qyteti i Izmirit ku menjëherë pas tërmetit kanë marrë zjarrë super çisternat e ruajtjes së naftës. Deri tani sipas burimeve janë 700 milion dollarë të djegura në ditë i pasojë e këtij zjarri.
Ndërkaq shumë vende të botës po dërgojnë ndihma humanitare. Anë rreth dy mijë vullnetarë të ardhur për të ndihmuar në gjetjen e kufomave dhe të humburve. SHBA ka nisur dje nga një bazë në Spanjë tre anije ushtarake me ndihma humanitare dhe pajisje sanitare si dhe 2100 marinsa. Ndërsa Italia do të dërgoj anijen ushtarake San Marco me ilaçe dhe 120 vetë për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit./tvklan.al