Botërori i Klubeve ka shkaktuar polemika të shumta në botën e futbollit. Turneu që do të marrë jetë në verën e vitit të ardhshëm nuk do të shërbejë si “boom” të ardhurash. Ndryshe nga sa ishte pretenduar, 32 ekipet do marrin më pak se 50 milionë Euro nga bileta për të marrë pjesë.

Marrëveshja e transmetimit do arrijë në 1 miliard Euro, e cila së bashku me paratë e biletave do të përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga turneu. Parashikohet se nga totali, skuadrat evropiane do të marrin në shtëpi rreth 70% të të ardhurave, duke lënë vetëm 30% për t’u shpërndarë mes 22 skuadrave të tjera.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka pohuar se organi qeverisës nuk ka ndërmend për të shtuar të ardhurat nga arkat e organizmit më të rëndësishëm të futbollit botëror. Gjithashtu, një tjetër pikëpyetje është formula me të cilët skuadrat janë kualifikuar.

Inter Miami u eliminua në raundin e parë të play-off për titullin kampion në S, gjithsesi do të jetë në kompeticionin që do të mbahet nga 15 Qershori deri me 13 Korrik në SHBA.

Klan News