Brajan Gruda do të grumbullohet nga Gjermania U-21, për dy ndeshjet e muajit Tetor, ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Në listën e bërë publike nga trajneri Antonio Di Salvio, bie në sy prezenca e futbollistit me origjinë shqiptare.
Gruda prej kohësh përflitej si një dëshirë e trajnerit Silvinjo te Shqipëria, por ardhja e tij në Kombëtaren kuqezi.
Pasi nuk u thirr nga trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, Gruda është ftuar nga kombëtarja e pancerave U-21 dhe do të jetë për dy takimet e radhës.
Kujtojmë se Gruda është pjesë e Brighton në Premier League, aty ku u transferua në verë nga gjermanët e Mainz. /tvklan.al