Armando Broja do të grumbullohet nga ekipi i parë i Everton, për ndeshjen ndaj Wolves në Premier League, e cila do të luhet të mërkurën e 4 Dhjetorit.
Trajneri Sean Dyche, ka konfirmuar se sulmuesi i Shqipërisë do të jetë pjesë e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim.
Kjo do të jetë hera e parë për Brojën që do të jetë pjesë e Everton, pasi ka luajtur në javën e fundit dy ndeshje me ekipin e Everton U-21.
Mbetet të shihet nëse do të ketë minuta për Brojën në takimin ndaj Wolves, apo do të jetë vetëm në stol.
Futbollisti 23-vjeçar ka qenë jashtë nga vera, pas një dëmtimi të pësuar, të cilin tashmë e ka kaluar plotësisht.
Broja u bashkua me Everton në fundin e meraktos nga Chelsea në formë huazimi, ndërsa ende nuk e ka bërë debutimin me ekipin e parë. /tvklan.al