Shqipëria U-21, ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë, e cila do të luhet më 15 Nëntor.
Në grupin e lojtarëve të Alban Bushit, ka pasur sërish një ndryshim sa i përket futbollistëve të grumbulluar.
Mesfushori Ermal Meta është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm. Trajneri Bushi ka thërritur lojtarin tjetër të Tiranës, Hajrulla Tolën. Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë.
Takimi Shqipëri U21-Moldavi U21 do të luhet nesër në stadiumin e Vorës, në orën 14:00, ndërsa dy kombëtaret do të përballën sërish në një tjetër miqësore më 18 Nëntor, në të njëjtin stadium dhe orar. /tvklan.al