Brajan Gruda është zyrtarisht një lojtar i Brighton. Futbollisti me origjinë shqiptare, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke u transferuar në Premier League, që për momentin konsiderohet si më i forti në botë.

Brighton pagoi plotë 30 milionë euro në arkat e Mainz, për të siguruar shërbimet e Grudës.

Për sulmuesin 20-vjeçar, kjo do të jetë aventura e parë jashtë Gjermanisë, pasi ka luajtur vetëm për Mainz, ku doli nga të rinjtë.

Menjëherë pasi mbërriti në Angli dhe kaloi me sukses vizitat mjekësore, Gruda firmosi kontratën katër vjeçare, e vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Sulmuesi largohet nga Mainz, aty ku si pjesë e ekipit të parë zhvilloi 28 ndeshje, ndërsa shënoi edhe katër gola. Gruda ishte një dëshirë e trajnerit Silvinjo për ta marrë te Shqipëria, por dëshira e tij është të luajë për kombëtaren e Gjermanisë. /tvklan.al