Është vera e ‘mistreceve’. Në rrjetet sociale mund të keni parë shumë postime me të gjelbër të ndritshme dhe yje apo njerëz të zakonshëm duke kërcyer nën ritmet e këngës së Charli XCX “Apple” nga albumi i saj i ri, “Brat”.
Por vajzat nuk kanë përqafuar vetëm ritmet verore sepse paraqitja vizuale e albumit ka sjellë një trend të ri: të gjelbrën e fortë.
Për ato që i përdorin thonjtë si një kanavacë për krijimtarinë e tyre, stina e verës është më e mira për të treguar se ndjekin edhe trendet. Sigurisht, nuk do të mbetemi pas por do t’ju rendisim disa ide që “brat manicure” të mos jetë aspak bazik dhe t’jua kenë të gjithë zili.
Pika të vogla dyngjyrëshe
Përdorni dy nuanca të ndryshme të së gjelbrës së fortë për të krijuar në iluzion optik me pikëza të vogla në të gjithë thoin.
“French” neon
Për minimalistët që gjithsesi e admirojnë të gjelbrën neon mund të zgjedhin “French”-in e pagabueshëm.
Kivi
Pika uji 3D mbi pikturën e një kivi.
3D
Thonj në ngjyrë limoni të gjelbër me detaje 3D dhe pak shkëlqim metalik në argjend.
Lakime të gjelbra
E bardha elegante, kombinuar me vija të lakuara të gjelbra me xixa.
“Më shumë”
Një ide për maksimalistët, detaje 3D dhe piktura të gjelbra në çdo thua.
E gjelbër metalike
Megan Thee Stallion na dha idenë e duhur!
“French” xixëllues
Bazë neutrale dhe xixa të gjelbra që të shkëlqeni kurdoherë.
Mente
Efekti i mermerit që duket si “matcha latte” por ruan kohezionin e trendit.
Karamele
Njësoj si karamelet e ngjyrosura, të thjeshta dhe shumëngjyrëshe!