Trendet e thonjve shpesh u paraprijnë tendencave më të mëdha të bukurisë. Kryesisht sepse është më e thjeshtë të ndryshosh manikyrin sesa ngjyrën e flokëve apo të provosh ndonjë grim të ndërlikuar. Kështu, ka më shumë gjasa që trendet e ngjyrave dhe modeleve t’i shihni së pari te thonjtë.
Me ftohjen e stinës, parashikohet që t’i përafrohemi ngjyrave të errëta dhe që përshtaten edhe me sezonin festiv. Nga rrjetet sociale dhe preferencat e deritanishme, shihet që ka 11 tendenca që do të dominojnë trendet e thonjve.
Burgundy
Nuk ka asnjë dyshim se e kuqja e thellë por edhe të gjitha nuancat e saj do të jenë kryefjala e sezonit. Ngjyrë e ngrohtë, e thellë dhe paksa misterioze që përbën trininë e përsosur dimërore.

Sy maceje
Xixat janë tipike për sezonin festiv, por ky lloj efekti është më i fortë, magnetik dhe vezullues. Njihet ndryshe si “velvet” por efekti tredimensional do të shihet gjithandej.

Metalike 3D
Në vijim të tredimensionalitetit, zbukurimet e thjeshta me efekt metalik do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në këtë stinë.

Katrorë të vegjël
Thurjet janë perfekte për pushimet e dimrit dhe janë shumë të lehta sepse s’duhet të jenë ekzakte. Detajet që e bëjnë të veçantë janë tekstura dhe gabimet e vogla gjatë realizimit.

Akull
Ngjyrat e ftohta që imitojnë akullnajat apo dëborën do të dominojnë këtë dimër. Shtoni efektin metalik, bizhuteri apo pak ‘highlighter’ në pjesën e sipërme të mollëzave që të dukeni si ‘engjëll dëbore’.

Smerald
Filmi “Wicked” do të luajë rolin e vet në fuqizimin e ngjyrës klasike. Përveçse është shumë e përshtatshme për dimrin sepse të kujton bredhin, kush nuk do të donte të ishte shtriga Elphaba?

Rozë e ëmbël
Meqë jemi te “Wicked”, ka vajza që do të duan të jenë Glinda. Ndoshta roza nuk është e para që na shkon ndërmend kur bëhet fjalë për dimrin, por me daljen e filmit gjërat do të ndryshojnë.

Printe kafshësh
Modelet e lëkurës së kafshëve si krokodili, gjarpri apo zhgualli i breshkës në ngjyra toke do të jenë shumë në modë. Me këtë model, nuk duhet shumë përsosmëri por do të jetë shumë intrigues.

Nude i ndritshëm
Ky trend s’ka ndërmend të largohet. Vajzave po u pëlqen nude i pastër, me shumë shkëlqim që duket shumë chic dhe elegante. Madje nuk ka as pse të aplikohet ngjyra sepse me pastrimin e duhur, thonjtë do të duken shumë të kuruar.

Margaritarë
‘French’-i klasik duhet të jetë në ngjyrat e gurëve të çmuar. E kuqe rubini, blu safiri, vjollcë ametisti apo e gjelbër smeraldi, zgjidhni ç’të doni për majat e thonjve. Madje mund edhe të kombinoni ngjyra të ndryshme në duart tuaja.

Gotike
“Fantazia epike” do të shfaqet në thonj maksimalistë me luspa dragoi apo me përzierjen e ngjyrave mesjetare si e kuqe, shafran, blu e errët dhe e gjelbër. Kombinoni së paku dy ngjyra për ta realizuar me sukses.

/tvklan.al