Kemi hyrë në gjysmën e dytë të shtatorit dhe trendet e vjeshtës po fuqizohen. Pas parfumeve me aromë karameli dhe “blonzer”, thonjtë ngjyrë vishnje do të jenë të preferuarit e stinës.
Vishnja është një nuancë me nëntone shumë të bukura qershie. Ngjyrat e errëta dhe të ngrohta do të jenë më të preferuarat e stinës dhe për të qenë një hap përpara, kemi sjellë disa ide për dizenjot.
Aureolë qershie
Pas thonjve metalikë dhe “French”, modeli aureolë ka zënë një vend të sigurt dhe në dizenjon në foto, janë kombinuar dy nuanca të ndryshme.
Hije metalike
“French”-i klasik mund të shndërrohet në diçka pak më të freskët me hije metalike në vijat ndarëse.
3D në stil “koketë”
Fjongo të mëdha dhe qershi të errëta 3D që ju tregojnë shumë lozonjare.
Iluzion optik
Kombinoni vishnjen me një nuancë më të çelët të së kuqes.
Frymëzuar nga vampirët
Vjeshta sjell edhe Hallouinin, por me këtë model “French” që zëvendëson bazën rozë me një vishnje mat dhe pak shkëlqyes në maja, keni një ide që mbetet gjithnjë trend.
Linja abstrakte
Thonj vishnje, linja abstrakte dhe aureolë, kështu do të keni thonjtë më të paparë!
“French” dhe gurë
“French” vishnje dhe disa qershi me gurë të ndritshëm.
Vija të lakuara
Një model i thjeshtë por që nuk të mërzitet, thonj neutralë me disa vija të lakuara ngjyrë vishnje.
/tvklan.al