Sektori i turizmit në Shqipëri po ecën me ritme shumë të shpejta. Falë zhvillimit të këtij sektori, kontributi ka qënë i madh në ekonomi duke krijuar më shumë vende pune në vitin 2023 se çdo vit më parë në histori.
Në këtë përfundim del Hulumtimi për Ndikimin Ekonomik 2024 i kryer nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit që citohet nga faqja britanike e udhëtimeve “Breaking Travel News”.
Sipas raportit më të fundit të Organit Global të Turizmit, kontributi i sektorit në PBB-në e Shqipërisë arriti pothuajse 565 miliardë Dollarë vitin e kaluar, që është 37% më shumë krahasuar me vitin 2019.
Shpenzimet e vizitorëve të huaj parashikohen të rriten në më shumë se 493 miliardë Dollarë, një rritje prej 55% krahasuar me vitin 2019.
Shpenzimet e vizitorëve vendas gjithashtu parashikohen të arrijnë mbi 107 miliardë Dollarë këtë vit.
Megjithatë, rekordet e vendosura vitin e kaluar sa i përket shifrave pozitive në rritjen e turizmit në vendin tonë pritet të thyhen.
Gjithnjë e më shumë Shqipëria po pozicionohet si një nga destinacionet më popullore turistikë të Evropës.
Me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, pritet që vendi ynë të tërheqë më shumë vizitorë ndërkombëtarë, duke përfituar nga popullariteti në rritje i vendit tonë, falë trashëgimisë së pasur kulturore, peizazheve mahnitëse, por edhe kostove të ulta.
Klan News