Aty ku është Big Mama, rrallë ndodh të mungojnë momentet pozitive. Në rubrikën e “31 pyetjeve” nga Rudina Magjistari në emisionin “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja nuk ngurroi aspak të thoshte disa batuta plot humor. Të gjitha përgjigjet e saj ishin interesante, por njëra prej tyre është epike.

Rudina Magjistari: Diçka pa të cilën nuk do të dilje kurrë nga shtëpia?

Big Mama: Celulari.

Rudina Magjistari: Pa celular nuk bëhet fjalë?

Big Mama: Pa celular nuk bëhet.

Rudina Magjistari: Nëse e harron kthehesh menjëherë?

Big Mama: Po, kthehem.

Rudina Magjistari:Të kuptojmë shumë mirë.

Big Mama: Të gjithë e kemi këtë sëmundje.

Rudina Magjistari: Cilin projekt e konsideron si sfidën tënde më të madhe?

Big Mama: Nuk e di. Ende s’ka ardhur.

Rudina Magjistari: Çfarë nuk do të pranoje të vishje asnjëherë? 

Big Mama: Diçka të shëmtuar ndoshta, shumë e zhveshur.

Rudina Magjistari: Çfarë nuk duhet të mungojë kurrsesi në garderobën e gjithkujt?

Big Mama: Brekë./tvklan.al