Ishte e ftuar këngëtarja Big Mama aq e dashur dhe pozitive sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan e cila ndau me ne shumë lajme të bukura. Artistja e njohur me emrin e vërtetë Besiana Kasami, do të vijë së shpejti me një projekt të ri muzikor, ndryshe nga çdo herë që e kemi parë në ekran. Nuk do të jetë një këngë ritmike dhe energjike ashtu siç wshtw karakteri i saj, por një baladë për tradhtinë dhe vuajtjes në dashuri.

Rudina Magjistari: Big Mama çfarë do t’i thoje publikut tënd në këtë moment që po të ndjek nëse do të kishe një mesazh special për ta?

Big Mama: Një mesazh, i dua shumë, më ka marrë malli për të gjithë. Për publikun shqiptar, këtu në Shqipëri, ka qenë kohë e gjatë që nuk kam qenë këtu prezente. Besoj se shumë shpejt do të shihemi.

Rudina Magjistari: Pra cili është një projekt i ri që ti ke tashmë nëpër duar?

Big Mama: Kam shumë projekte por shpresoj se shumë shpejt do t’i realizoj. Nuk dua të flas se zakonisht flas para kohe pastaj nuk më realizohen, sikurse mos të jap premtime.

Rudina Magjistari: Që tani po më thoje për përgatitjet festive të Vitit të Ri.

Big Mama: Kam realizuar po ashtu edhe një këngë të re, një baladë, jo është e finalizuar.

Rudina Magjistari: Kur do ta publikosh?

Big Mama: Besoj në Dhjetor, në fillim të Dhjetorit.

Rudina Magjistari: Një dhuratë e bukur për festa, për të gjithë fansat e tu.

Big Mama: Po. Një këngë dashurie, një këngë vuajtjeje.

Ky projekt i shtohet një festivali që artistja do të realizojë, si edhe ecën përkrah me sipërmarrjen e saj private në Tetovë, dedikuar ditës më të veçantë të një vajze të re, siç është dasma./tvklan.al