Gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2025 në Komisionin për Çështjet Europiane kryenegociatorja Majlinda Dhuka, premtoi hapjen e të gjtha grupkapitujve brenda vitit të ardhshëm.
Majlinda Dhuka: Shqipëria aspiron të përmbyllë të gjitha përgatitjet teknike për çeljen e të gjithë kapitujve brenda këtij viti dhe Shqipëria mirëpret vendimin e vendeve anëtare për të çelur negociatat për të gjithë kapitujt brenda vitit 2025 derisa pregatitjet teknike janë kryer dhe vendi është gati për të progresuar në këtë drejtim.
Sipas Dhukës Shqipëria do përfitojë 920 mln Euro nga BE nga Plani i Rritjes ndërsa 550 mln Euro nga instrumenti i aderimit, i ndarë në 7 vite.
Klan News