Britania dhe Bashkimi Evropian po zhvillojnë bisedimet për Brexit dhe kanë hyrë në një jave vendimtare. Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se bisedimet për një marrëveshje tregtare hyjnë janë tashmë në ditët e fundit.

Nga ana tjetër negociatori i BE, Michel Barnier tha se bisedimet janë intensive dhe do vijojnë dhe gjatë së dielës.

Ai shtoi se të dy palët kërkojnë një marrëveshje për të parandaluar prishjen e pothuajse 1 trilion Dollarëve shkëmbime tregtare.

Kjo është një javë shumë domethënëse, java e fundit e madhe e vërtetë, ne jemi duke pritur me të vërtetë dy çështje themelore“, u shpreh ministri britanik, Dominic Raab.

Negociatat mësohet se kanë ngecur, pasi nuk kapërcyer qëndrimet kundër për politikën e konkurrencës dhe shpërndarjen e të drejtave të peshkimit.

Por sërish palët janë duke dialoguar pasi marrëveshja kalimtare e Britanisë për daljen nga BE skadon më 31 Dhjetor dhe Britania thotë se nuk do të kërkojë ndonjë zgjatje./tvklan.al