Mbi 100,000 foshnje të porsalindura në Britaninë e Madhe do të kontrollohen për më shumë se 200 çrregullime genetike.
Nisma e cila cilësohet si skema e para në botë po përdoret për të ndihmuar në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve genetike.
Lucy White, një nënë e një fëmije me leukodistrofi metakromatike, u bëri thirrje prindërve të bëhen pjesë e saj.
“Po flas si një prind që vuan çdo ditë, ju lutemi shfrytëzoni rastin për ta zbuluar sëmundjet e hershme të fëmijëve te tyre.”
Zbulimi i hershëm i çrregullimeve genetike mund të parandalojë përparimin e sëmundjes dhe, në disa raste, shpëton jetë.
Janë afërsisht 7000 çrregullime në një gen, por programi do të kërkojë vetëm ato çrregullime që zhvillohen në fëmijërinë e hershme për të cilat ka trajtime efektive.
Aktualisht janë mbledhur mostrat e gjakut nga 500 foshnja të porsalindura në 13 spitale të Britanisë së Madhe. Organizatorët planifikojnë të zgjerojnë skemën për të testuar mbi 100,000 foshnja në 40 spitale në Mbretërinë e Bashkuar.
Klan News