Italia pret dozat e para në fund të Janarit 2021

Vaksinimi anti-COVID do të nisë javën e ardhshme në Britaninë e Madhe. Ndërsa në Itali, vaksina pritet të mbërrijë në fund të Janarit dhe do të jepet falas për qytetarët.

Enti rregullator britanik për ilaçet dhe produktet mjekësore aprovoi këtë të Mërkurë përdorimin e vaksinës së firmave Pfizer dhe BioNTech me shkallën më të lartë të efektshmërisë prej 95%. Britania e Madhe bëhet kështu i pari vend në botë që aprovon një vaksinë anti-COVID.

Brenda kësaj jave, këto firma do të furnizojnë me 800 mijë doza këtë vend për të nisur me vaksinimin e stafeve spitalore dhe të moshuarve mbi 80 vjeç, që këtë muaj. Qeveria Johnson ka porositur mbi 40 milionë doza, nga dy për çdo për çdo person. Vlera e një doze të kësaj vaksine është 20 dollarë dhe vaksinimi masiv do të nisë rreth muajit Mars të vitit të ardhshëm.

Ndërsa ministri italian i shëndetit Roberto Speranca tha në Senat se dozat e para të vaksinave që po shqyrtohen aktualisht nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve pritet të mbërrijnë mes 23 dhe 26 Janarit. Brenda tremujorit të parë të 2021-shit, Italia pritet të marrë 202 milionë doza vaksine, për imunizimin e mbi 40 milionë italianëve me nga dy doza.

Tv Klan