Ëndrrat me miliona paund të Ruandës kanë marrë fund. Në ditën e parë të punës kryeministri i ri britanik Starmer i ka dhënë fund planeve të paraardhësve të tij britanike për zhvendosjen drejt Ruandës te mijëra refugjatëve ndër ta edhe shqiptarë që mbërrinin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Laburistët e sapo ardhur në pushtet kanë deklaruar se kjo skemë e zhvendosjes së azilkërkuesve jashtë Britanisë së Madhe konsiderohet tashmë në mënyrë efektive “e vdekur” dhe u zotuan ta anulojnë atë.
Detyra tjetër urgjente për kryeministrin Keir Starmer do të jetë adresimi i çështjes së atyre njerëzve që vijojnë që të kalojnë ilegalisht Kanalin Anglez me varka të vogla te nisura nga Franca.
Starmer është zotuar që të “shpartallojë bandat e trafikanteve.
Më shumë se 200 emigrantë kanë vdekur në këto lundrime ilegale gjatë dekadës së fundit, me të paktën 14 vdekje vetëm në vitin 2024.
Qeveria e re do të duhet të vendosë shpejt edhe për fatin e dhjetëra mijëra njerëzve që kanë hyrë ilegalisht në MB që nga viti 2018.
Sekretarja e re e Brendshme britanike, Yvette Cooper tha se një nga detyrat e para të qeverisë se re ishte të “mbante të sigurt kufijtë britanikë dhe se ajo do të kishte përparësi krijimin e një Komande të re të Sigurisë Kufitare.
Skema e deportiumit të azilkerkuesve drejt Ruandës ishte deklaruar fillimisht nga ish-kryeministri konservator Boris Johnson dhe vazhdoi nga pasardhësit e tij në Downing street Liz Truss dhe z. Sunak.
Gjithsesi zbatimi praktik i këtij plani është vonuar deri tani nga betejat e gjata gjyqësore, që nuk kanë lejuar asnjë fluturim me azilkërkues drejt shtetit afrikan.
Britania tashme do t’i japë fund marrëveshjes me Ruandën nëpërmjet një klauzole që nuk e detyron atë që të bëjë asnjë pagesë financiare tjetër.
Mbretëria e Bashkuar u ka tashmë paguar autoriteteve qeveritare ruandeze 270 milionë paund.
Klan News