Armando Broja do të luajë sezonin e ardhshëm te skuadra e Evertonit. Vetëm në orët e fundit të merkatos, sulmuesi i kombëtares shqiptare arriti akordin me klubin e Premier Ligës. Everton dhe Chelsea gjetën akordin për sezonin 2024/2025 me 22 vjeçarin që do të huazohet me ‘Toffiees’ që kanë të drejtën e blerjes në verën e 2025-ës.
Broja është grumbulluar nga trajneri Sylvinho për sfidat e shtatorit të përfaqësueses në Ligën e Kombeve. Në total ai ka luajtur 23 herë me përfaqësuesen kuqezi. Me kalimin në “Goodison Park”, ai do të ketë mundësi që të aktivizohet më shumë, ndërsa në vitin që u mbyll i huazuar edhe te Fulham, ai luajti shumë pak.
Broja ka një problem në këmbë, e sipas drejtuesve të Evertonit do të ketë një periudhe kohe rikuperimi, për të qenë më pas i disponueshëm për ekipin. Pas përfundimit të huazimit të Brojës, drejtori i futbollit të Evertonit, Kevin Thelwell tha se ishte shumë i kënaqur me realizmin e transferimit.
“Pasi kemi monitoruar udhëtimin e Armandos për disa vite, ne jemi shumë të kënaqur që kemi arritur ta sjellim atë në klub. Armando është ende një lojtar i ri që tashmë ka krijuar një përvojë mbresëlënëse, por dikush që ne mendojmë se ka shumë më tepër potencial për të treguar. Si fillim, do të punojmë që ta rikthejmë në formë sa më shpejt që të jetë e mundur. Pastaj do të jetë një opsions shtesë për ofensivën.”
Broja debutoi me Evertonin në mars të 2020, më pas ai u transferua te Vitese ku shënoi 11 gola në 34 takime, ku u bë një nga golashënuesit më të mirë të rinj në Europë. Më pas te Southampton relizoi 9 gola për sezonin 2021/2022.
Pas rikthimit te ‘blutë e Londrës’, hapësirat e tij kishin qenë të pakta.
Klan News