Komisioni Evropian ka mbrojtur paktin Meloni–Rama duke konfirmuar edhe njëherë se protokolli Itali-Shqipëri zbaton ligjin kombëtar italian. Sipas zëdhënëses për Punët e Brendshme, Anitta Hipper kjo vlen edhe për standardet e vendosura në lidhje me mbrojtjen dhe procedurat që parashikohen nga ligji i BE-së.

Ne jemi në dijeni të vendimit për emigrantët nga qendra e paraburgimit në Shqipëri, por jemi gjithashtu në kontakt edhe me autoritetet italiane. Vendimi i Gjykatës së Romës i referohet konceptit të një vendi të sigurt të origjinës. Për momentin, nuk kemi lista të përbashkëta të BE-së në këtë drejtim. Janë shtetet anëtare që kanë lista të vendeve që konsiderohen të sigurta ose jo dhe, në përputhje me rrethanat, ata aplikojnë listat e tyre.”

BE është në proces të hartimit të një liste të shteteve të sigurta të hartuar së bashku nga shtetet anëtare.

“Ky proces është në vazhdim, dhe për këtë arsye është pak herët të fillojmë të mendojmë për kohën kur Bashkimi Evropian te ketë hartuar një listë të vendeve të treta të sigurta. Është diçka që parashikohet edhe në paktin për migracionin dhe azilin, për të siguruar që të kemi kritere të përbashkëta.”

Marrëveshja Itali-Shqipëri po has vështirësi pikërisht për konceptin e një vendi të tretë të sigurt, siç parashikohet nga një vendim i fundit i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së.

Klan News