Ekonomia shqiptare vijon të shënojë progres dhe me indikatorë pozitiv sipas Bankës së Shqipërisë. Ndikim të madh kanë dhënë turizmi dhe investimet thekson ky institucion.rritje e
Erald Themeli, dr. i Departamentit të Politikës Monetare, BSH: Gjendja e ekonomisë shqiptare paraqitet pozitive, ritmi i rritjes është relativisht i lartë në nivelin 3.8% dhe për më tepër bazat e kësaj rritjeje paraqiten realisht të diversifikuar. Ne kemi kontribute pozitive qoftë që nga rritja e konsumit privat, qoftë nga rritja e investimeve të bizneseve por ajo që është vënë re në gjashtëmujorin e dytë është një kontribut gjithmonë edhe më i madh i eksportit të shërbimeve dhe më konkretisht i turizmit. Pra të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që kemi patur një sezon turistik gjatë vitit relativisht të mirë i cili ka siguruar hyrje të larta valutore, por nga ana tjetër ka mbështetur edhe rritjen e punësimit edhe të pagave në ekonominë shqiptare.
Parashikimet e Bankës së Shqipërisë mbeten optimiste sa i përket ekonomisë së vendit përgjatë këtyre dy viteve në vijim.
Erald Themeli, dr. i Departamentit të Politikës Monetare, BSH: Mendojmë që ehe viti 2024 edhe më tej 2025 do të vazhdojnë trendet pozitive të vëna re më pwrpara, pra ne presim një rritje ekonomike gjatë vitit 2024 të vazhduar në nivele të krahasueshme me atë të vitit paraardhës, po ashtu edhe në vitin 2025 dhe në horizontin afatmesëm ne mendojmë që ekonomia shqiptare do të rritet pranë nivelit 3.5%.
Besimi i bizneseve dhe individëve në ekonomi do të vijojë të mbetet pozitiv, ndërsa inflacioni pritet të afrohet në objektivat e Bankës së Shqipërisë në nivelin 3%.
Klan News