Burak Ozçivit njihet si një ndër emrat tejet të suksesshëm në Turqi, i cili ndër vite ka arritur të bëjë për vete publikun.
Aktori turk së fundmi ka befasuar fansat me ndryshimin në pamjen e tij.
Burak është pjesë e serialit të ri “Osmani”, që transmetohet në Tv Klan, ku shfaqet me flokët e gjatë, por së fundmi aktori ka vendosur t’i presë ato.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes disa postimeve në Instagram, ku shfaqet me flokët e shkurtër.
Ky look i ri duket se lidhet me përgatitjet për sezonin e dytë të serialit./tvklan.al