Joana shprehet hapur në “Shihemi në Gjyq” se nuk e njeh nënën e saj dhe nuk do t’ia dijë për jetën që ajo ka bërë pasi është larguar duke lënë fëmijët e vegjël nën kujdesin e së bijës. Por Violeta thotë se pas largimit në Itali, jeta nuk ka qenë aq e qetë dhe Joana nuk di asgjë rreth saj. Ajo nis të tregojë në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se ç’ndodhi me të në Itali pas ndarjes nga bashkëshorti shqiptar, i cili kishte përfituar kujdestarinë e fëmijëve.
Violeta thotë se kur u martua për herë të dytë me një italian, ai merrte shuma të konsiderueshme por sërish shpenzonin paratë e saj. Bashkëshorti i ndjerë i thoshte se paratë e tij do t’i ruanin për pleqërinë dhe ajo i besonte.
Violeta: Kur u martova me atë italianin, ai më thoshte “rrogën time do ta mbyllim në bankë për pleqërinë time”.
Ardit Gjebrea: Rrogën tënde?
Violeta: Rrogën e tij që merrte 370 mijë euro nga prilli deri në tetor. Ishte padron te motoskafi.
Ardit Gjebrea: 370 mijë euro?
Violeta: Vetëm beharit, po.
Ardit Gjebrea: Paske gjithë këto para!
Violeta: Po.
Joana: Paska tërë ato para, tërë atë pasuri e kërkon të vijë mbrapa, për çfarë?
Violeta: Rrogën tënde thoshte ai që unë punoja 4 orë këtu, 5 këtu, filloja në 7 e mbaroja në 7-8 të darkës, 5 orë atje, 5 orë atje dhe arrija 1200-1300 euro në muaj.
Ardit Gjebrea: Po ti pse lodheshe?
Violeta: Ai thoshte hamë lekët e tua.
Ardit Gjebrea: Sipas llogarive të mia, i bie që ai të merrte mbi 40 mijë euro në muaj. Po ti pse lodheshe, pse punoje?
Violeta: Ku di unë, mbase ka qenë fals me mua! Unë i thashë atij, pse e bën kështu punën, ku i çon paratë e tua? Paratë e mia tha ai, i mbyllim për pleqërinë tonë në bankë dhe lekët e tua i hamë. Unë i besoja atij, me gjithë mend kjo./tvklan.al