Automjeti i parkuar në pronësit të 31-vjeçarit me iniciale M.U. është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Bushat të Shkodrës.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar rrethanat e rastit./tvklan.al