Për koincidencë, ashtu si Kombëtarja A, edhe Shpresat e Alban Bushit do ta nisin fushatën e europianit kundër Turqisë dhe Andorras. Tekniku edhe këtë edicion kërkon që futbollistët e tij të bëjnë futboll cilësor, pas të cilit do të vijë edhe rezultati.
Trajneri i Shpresave, që detyrë kryesore ka furnizimin e Kombëtares A, shpreson tek afrimi i futbollistëve cilësorë. Një prej tyre është edhe Fiorin Durmishaj i cili kërkohet nga Greqia por që nuk ka vendosur ende ku do të shkojë.
Do të grumbullohet gjithashtu edhe Kombëtarja e 19-vjeçarëve. Trajneri Nevil Dede është i kënaqur që për skuadrën e tij ka shumë interesim nga lojtarë shqiptarë që luajnë në mbarë Europën, aq sa ai është në dilema për të bërë seleksionimet.
Kombëtaja e Nevil Dedes do të luajë një miqësore me Maqedoninë.
Tv Klan