Ardian Ismajli rikthehet të jetë sërish në fokusin e Interit. Zikaltërit po bëjnë sondazhe për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, me sfidën e ardhshme ndaj Empolit që do të shfrytëzohet edhe për ta parë nga afër.
Skautët e Interit kanë në fokus 3 futbollistë, me Ismajlin që kryeson listën e dëshirave. 28-vjeçari shqiptar i përshtatet profilit që kërkon Interi, për më tepër, nga muaji Qershor do i kushtojë arkave të klubit zero Lekë.
Kjo pasi kontrata me Empolin skadon në fund të këtij sezoni, për ta favorizuar Interin në këtë operacion. Mbi të gjitha, zikaltërit kanë bërë shpesh goditje në merkato me parametra zero dhe Ismajli besohet të jetë ai i radhës.
Gjithçka do varet nga performanca e 28-vjeçarit ndaj Interit, me Simone Inzagi që natyrisht do japë bekimin për të konkretizuar tratativat.
Në gjurmët e Ismajlit janë edhe skuadrat e tjera big të Serie A, Juventus, Napoli e Lazio, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga situata. Vlera e lojtarit shkon në 6 milionë Euro në treg, teksa është një prej futbollistëve kyç te skuadra toskane.
Klan News