Pak ditë pas dorëheqjes së Nevil Dedes, Bylisi ka vendosur për trajnerin e ri. Gentian Mezani do të marrë drejtimin e skuadrës për të shpresuar në mbijetesën deri në fund të sezonit.
Mezani është një trajner me eksperiencë në shumë ekipe në Shqipëri, por edhe në Kosovë.
Brenda këtij sezoni Gentian Mezani bëhet trajneri i tretë që drejton Bylisin. Fillimisht ishte nigeriani Emanuel Egbo, që në nisje të sezonit, më pas Nevil Dede për dy faza.
Puna e parë e Mezanit është të përgatisë skuadrën për ndeshjen e fundjavës ndaj Elbasanit në shtëpi.
Teksa Superliga është pranë fundit të fazës së tretë, në të gjitha skuadrat e Superligës vetëm Vllaznia nuk ka ndryshuar stafin teknik. Thomas Brdaric vijon të drejtojë me sukses duke patur besimin e drejtuesve dhe të skuadrës.
Tv Klan