Java e 20-të e kampionatit solli sërish ndryshime në renditje. Ajo që bie në sy është humbja e Dinamos ndaj Bylisit. Me meritë ballshiotët dolën nga vendi i 9 i renditjes, zonë e rënies nga kategoria duke shpresuar më së shumti tashmë për qëndrimin në shkallën më të lartë të futbollit në Shqipëri dhe një pjesë të madhe në këtë sukses e ka trajneri Nevil Dede.
Tekniku ka gjetur mënyrën për të motivuar skuadrën dhe për të zgjedhur taktikën e duhur për të fituar këtë ndeshje, në të cilën suksesi u arrit vetëm në sekondat e fundit. Dede meritoi vendin si trajneri më I mirë I javës pas votimit të trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave.
Ndërkaq në formacionin më të mirë shohim vetëm dy futbollistë të Bylisit, mbrojtësin Marku dhe Peralta. Në këtë repart vendosen edhe Marcelino Preka i Partizanit dhe Fangaj i Egnatias.
Në portë është Jukaj i Vllaznisë
Tre mesfushorët më të dalluar të javës janë Mario Rabiu i Skënderbeut, Taipi i Partizanit dhe Kasa i Elbasanit.
Në majën e sulmit qëndron këtë javë Bekim Balaj që me dy golat e shënuar i dha fitoren Vllaznisë ndaj Tiranës. Balaj është golashënuesi më i mirë i sezonit deri tani me 10 gola.
11-shen e më të mirëve në sulm e plotësojnë Lleshi i Elbasanit me 3 gola ndaj Teutës dhe Kasa e Egnatias.
Tv Klan