Buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë është më i madhi i alokuar ndonjëherë. Kryeministri Edi Rama në prezantimin e tij tha se rreth 750 milionë Dollarë do të konsolidojnë programet nisur dhe do të financohen disa të reja. 104 milionë Dollarë do të shërbejnë për barnat e rimbursueshme .
“Së pari përsa i përket vitit të ardhshëm buxheti është më i lartë sesa i këtij viti dhe është 43 përqind më i lartë se i 5 viteve më parë. Kjo është një shifër shumë domethënëse. Kemi një buxhet që i kalon 750 milionë Dollarë. Një buxhet i konsiderueshëm. 5 vite më parë përveç të tjerave kishte dhe takse mbi çdo ilaç, 10 % TVSH, ne e hoqëm sikundër 5 vite më parë 600 mijë njerëz për shkak të mundësisë të tyre për tu siguruar ishin të përjashtuar nga çdo akses në listën e barnave të rimbursueshme.
Kryeministri në fjalën e tij preku dhe një fenomen të kohëve të fundit largimi i mjekëve. Ai dha disa shifra duke sqaruar se vetëm për 2018 janë punësuar 153 mjek të rinj.
Për 2019 buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë parashikon rritje e pagave dhe infermiereve me 7 %.
Tv Klan