Problemi më i madh që hasim me çadrat e zakonshme është se shpesh nuk i marrim më vete kur duhen, apo i harrojmë diku. Shtuar kësaj edhe në ditët kur bie shi me erë të fortë, që në jo pak raste ato kthehen në të kundërt dhe prishen.

Por shumë shpejt, këto shqetësime do të jenë një kujtim i largët, sepse është krijuar çadra inteligjente e quajtur “Oombrella”.

Kjo çadër, falë një kapsule të futur në dorezë, na lajmëron kur presioni atmosferik është i ulët dhe na kujton që duhet ta marrim me vete.

Gjithashtu nëpërmjet një sinjalizimi në telefon, njoftohemi në rast se e harrojmë atë diku.

Kjo çadër është e ndërtuar në mënyrë të tillë që të mund t’i rezistojnë erës dhe të mbajë formën e saj.

Falë analizimit të të dhënave, si lagështira në ajër, temperatura, presioni atmosferik dhe drita, kjo paisje mund të dërgojë një njoftim në aplikacionin që është i disponueshëm për sistemet iOS dhe Android.

Njoftimi bëhet i mundur 15 minuta përpara se të fillojnë pika e para./tvklan.al