Ylli i muzikës, Carrie Underwood është planifikuar të performojë në emërimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.
Underwood, karriera e së cilës lulëzoi kur fitoi “American Idol” në vitin 2005, do të këndojë “America the Beautiful” me një shoqërim nga kori i Forcave të Armatosura dhe i Akademisë Detare të Shteteve të Bashkuara.
Can confirm that Carrie Underwood will sing "America the Beautiful" at Trump's inauguration next week.
— Michael Gold (@migold) January 13, 2025
Here's the program. pic.twitter.com/Fdw4biPhjs
“Unë e dua vendin tonë dhe jam e nderuar që më është kërkuar të këndoj në emërimin e Presidentit dhe të jem pjesë e kësaj ngjarjeje historike. Jam e përulur që t’i përgjigjem kësaj ftese në një kohë kur ne të gjithë duhet të bashkohemi në frymën e unitetit dhe të shikojmë nga e ardhmja”, ka thënë për mediat e huaja këngëtarja.
Emërimi zyrtar i Donald Trump si Presidenti i 47-të të SHBA-ve do të mbahet më 20 Janar në Kapitol./tvklan.al