Neritan Ceka: “Ne kondicionojmë pjesëmarrjen tonë në qeveri, katërshja me mosprekjen e neneve kushtetuese që lidhen me kodin zgjedhor, pra me pragun elektoral asnjë lëvizje edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Së dyti kërkojmë një imazh të ri të qeverisë që përfshin edhe pjesën socialiste, pra kërkojmë një qeveri të reflektojë integritet moral të reflektojë transparencë dhe kompetencë, një qeveri e cila me të vërtetë të jetë të paktën në nivelin e skuadrës kombëtare të futbollit. Këtu bëhet fjalë për të kuptuar realitetin politik. Ka ndodhur një gjë në dritë të diellit siç është dalja e LSI-së, ka ndodhur një gjë në dritë të diellit siç është humbja e mazhorancës së Partisë Socialiste dhe nuk mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur asnjë gjë. Pra i takon kryeministrit Nano i takon Partisë Socialiste, të marrë iniciativën për të pasur një shumicë reale edhe për të ndarë pushtetin në parlament dhe në ekzekutiv.” /tvklan.al